Tensionet tregtare Uashington-Pekin, Trump i hapur të vizitojë Kinën ‘në një të ardhme jo shumë të largët’

Data

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ai mund ta vizitojë Kinën së shpejti, paralajmërim që vjen në një kohë kur tensionet tregtare dhe të sigurisë janë të larta.

“Presidenti [i Kinës, Xi Jingping] më ka ftuar në Kinë dhe ne ndoshta do ta realizojmë këtë vizitë në një të ardhme jo shumë të largët”, tha ai për gazetarët në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

“Jo menjëherë, por as shumë larg. Më kanë ftuar shumë njerëz dhe ne do t’i marrim këto vendime shumë shpejt”, shtoi ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related