Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur mes tensioneve politike, ndërsa në sallë është vënë re prania e një gardisti pranë tavolinës ku qëndron kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Vendosja e gardistit pranë Ballës ka shkaktuar reagim nga deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i cili kërkoi sqarime nga drejtuesi i seancës për arsyen e kësaj mase sigurie.
Noka iu drejtua kryetarit të seancës duke pyetur përse gardisti ishte vendosur pranë tavolinës së Ballës gjatë zhvillimit të punimeve parlamentare.
Ndërkohë, jashtë ambienteve të Kuvendit opozita po zhvillon një protestë kundër qëndrimit të mazhorancës për çështjen e Belinda Ballukut dhe kërkesën e SPAK për autorizimin e arrestimit të saj.
