Analisti i njohur Frrok Çupi ka paralajmëruar lajme “bombastike” për familjen “Berisha”. Në një intervistë për “Abc News”, Z.Çupi thotë se dosja “Partizani” është vetëm fillimi i telasheve për ish-kryeministrin demokrat, pasi atë e presin akuza të tjera nga dosjet korruptive që po i bëhen mal në SPAK. Sipas Çupit, familja “Berisha” është në prag të burgut. Ai thotë se Berisha, bashkëshortja dhe fëmijët e tij, janë futur në hetim të hollësishëm pasuror. Nga ana tjetër, zoti Çupi komenton dhe të ardhmen e Partisë Demokratike pas fundosjes përfundimtare nga drejtësia ndaj liderit të PD.
-Asambleja e socialistëve zgjodhi drejtuesit politik të qarqeve, kryesinë e re të cilat kaluan pa zhurmë ndryshe nga çfarë ndodhi në PD, pasi emrat e drejtuesve politik, u kontestuan nga vetë demokratët. A pati diçka që mungoi në asamblenë e socialistëve?
Po i rikthehem një shkrimi tim ku ishte një sarkazëm e thoja se në Partisë Socialiste ishte parashtesa de, që është demoralizim, destabilizim, dekompozim. Politika e vendit tonë ka krijuar, ka frymëzuar prej shumë vitesh, ka manifestuar, është kthyer në model të shkatërrimit, të tensionit, të luftës, të tymit, të zjarrit, të vrasjes.
-Pse Rama vendosi që në lista të sigurta të vendos emra të rinj dhe në listën e hapur, të vendos jo vetëm veten por edhe ata deputet që kanë më shumë se një mandat?
Asambleja ishte një mbledhje si gjithë të tjerat në pamje të parë, por ka reflektuar jashtëzakonisht shumë model demokracie jo vetëm për Shqipërinë por edhe për një vend euro pianist shumë të zhvilluar. Kryeministri e zhveshi veten nga listat e mbyllura, si dhe deputetët e tjerë. Madje për veten e tij garantoi se do të ketë një përballje të drejtpërdrejtë me elektoratin. Ata që vijnë të rinj në PS, kanë një përkrahje dhe priten me një dorë të ngrohë në PS. Ky është modeli që të rinj të përkrahen dhe të kthehen në politikanë profesionistë.
-Mendoni se me të njëjtin guxim do të ketë edhe Berisha nga krahu tjetër të mos vendos veten e tij apo njerëz të afërm të tij në listën e sigurtë?
Sali Berisha as e ka mendjen te listat e hapura apo të mbyllura, nuk e ka mendjen fare te zgjedhjet në PD në sensin se si të zhvillohet. Berisha luan me të vetët, në mënyrë hipokrite dhe të vetët në mënyrë hipokrite luajnë me Berishën.
-A mund të jetë Argita Berisha në listën e mbyllur të Berishës, pra në listën e sigurtë?
Interesante, por po ta shikoni me një detajizëm normal, do të shohim si mbeten gjërat varur në PD, sesi mbeten gjërat në konflikt, kryesia i rrethohet figurës së televizorit ku ndodhet Berisha si një sarkofag. Është një sarkofag i atyre mumjeve të vjetra, ai është një gjë e vdekur. Berisha nuk ekziston, por i ekziston fryma deri në momentin që duhet ta mbajë varur gjithçka, edhe në qoftëse ka mundësi. Por tani nuk ka asnjë mundësi ta zhvillojë më tej sepse ai ndodhet në procese të tjera. Por do që çdo gjë ta mbaj varur me qëllimin që në një moment të caktuar krize, me ato dhjetë persona që do i mbetet, në krye të tyre do të vendos të bijën. Për këtë të jemi të sigurtë dhe për këtë vërtetë kështu do të ndodh. Ata njerëz që i rijnë rrotull, ata njerëz i rijnë rrotull pa pikën e besimit se një gjë do të vij, një gjë që nuk ekziston. Sepse një parti, një kryetar i PD, i cili thirret në SPAK për t’ju komunikuar një akuzë shumë e rëndë dhe akuza të tjera që e presin. Në akuzën e sotme askush nuk e di nëse do të jetë fillimisht apo do të jetë e ngarkuar. E ngarkuar me sjelljet e tij gjatë kësaj kohe që ishte në arrest shtëpie. Sepse është bërë një hetim pasuror, sepse e shoqja është hetuar në sensin pasuror dhe në atë shtëpi, në katin e tetë rron një familje me densitetin shumë të lartë një familje me rrënjë kriminale të shpallur si njerëz të implikuar në hetim. Po ta shohësh, sa absurde që është që t’i besohet politikisht një familje që është në prag të burgut. Ata/ato që i rijnë rreth e rrotull e dinë se ai është drejt burgut, por rijnë me shpresën se do të marrin diçka nga ai.
-Çfarë ndodh me PD, me apo pa Berishën nëse do të humb thellë zgjedhjet?
Vetë njerëzit e anës së PD e kanë deklaruar se humbja është shumë e thellë. Kanë vdekur kombe e jo më parti. Ato të cilët nuk duan ta lejojnë të vdes një parti e cila tashmë është e vdekur, këta janë tmerrësisht stalinist. Janë parti staliniste të cilat deklaronin se do të rrojnë sa malet. Është e tmerrshme që një parti të rrojë sa malet edhe pasi ka vdekur. Por, praktikisht ajo parti është drejtë eliminimit, por pas burgosjes së Sali Berishës, padyshim që do të ngelet një parti qesharake e cila do të shkërmoqet sërish. Është në dobi të vendit dhe të PD, që të pjestohet më shumë. Lulzim Basha ishte personi që u anatemua e u tha se nuk bën si njeri, sot sektori më pozitiv sot në PD, është më normali. Mendo sesi do të vij duke u bërë pjesë-pjesë dhe sa më shumë pjesë-pjesë të bëhet PD, aq më shumë mund të gjenden elementë që mund të vlejnë dhe mund të ngjallet ndonjë PD tjetër. Në qeverisjen e saj dhe jashtë qeverisjes, ka bërë dëme shumë të mëdha. E duke qenë se ka bërë dëme shumë të mëdha, në fund pjestohet një e keqe. Ka plotë alternativa për të lindur parti të reja.
