Ekspertët anti-korrupsion përfaqësuesit e rrymave anti-SPAK, ja “ushtarët” e Ramës dhe “non-gratës” që do t’i bëjnë…

Data

Paçka se bëjnë sikur nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët, kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demorkatike, Sali Berisha kanë hedhur një tjetër hap për t’u ulur sërish në tryezën e pazarit, sikundër është Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, që drejtohet nga deputeti socialist, Fatmir Xhafaj. Komisioni i Posaçëm nisi punën në mënyrë të njëanshme, pasi Kuvendi miratoi në prill të këtij viti vetëm me votat e PS-së ngritjen e tij bazuar mbi një rezolutë të inicuar nga kryeministri Edi Rama. Mazhoranca pretendon se qëllimi është rritja dhe forcimi i rolit të Kuvendit si ndërmjetës mes institucioneve të pavarura dhe agjencive ligjzbatuese për ecurinë reformave anti-korrupsion në kuadër të integrimit. Por, opozita ka qenë skeptike për qëllimet e këtij komisioni dhe ka bojkotuar pjesëmarrjen në mbledhjet e para të tij. Ndërkohë “Report Tv” dhe “Shqiptarja.com” kanë mësuar emrat e ekspertëve anti-korrupsion, të cilat janë përfaqësuesit e rrymave anti-SPAK (Berisha-Rama). Mësohet se, “ushtarët” ekspertë që do t’i bëjnë epikrizën e Reformës në Drejtësi, janë njerëz të kryeministrit Rama dhe “non-gratës” Berisha. Mes tyre është Enkeleda Olldashi, gruaja e Sokol Olldashit, djali i së cilës është një simpatizant i Sali Berishës; Bledar Dervishaj, ish këshilltar i Metës, Klesta Hysi, vajza e Vasilika Hysit, ish-deputet e Partisë Socialiste.

Detaje

Zbulohen emrat e 53 ekspertëve të nivelit të lartë që do të angazhohen në komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit” të drejtuar nga Fatmir Xhafaj. Në objektin e punës së këtij komisioni thuhet se kemi të bëjmë me një proces të thelluar reformimi “për të përmirësuar dhe konsoliduar praktikat e mirëqeverisjes në të gjitha nivelet”, për “një luftë më të thellë ndaj korrupsionit” dhe “forcimin e mëtejshëm të zbatimit të ligjit”. Prandaj ekspertët e thirrur për tu angazhuar janë pedagogë të drejtësisë, përfaqësues të biznesit e shoqërisë civile, emra të njohur të cilët do të janë ekspertizën e tyre në 3 fusha: ‘Mirëqeverisje’, në ‘antikorrupsion’ dhe ‘sundimin e ligjit’. Në seksionin e “Mirëqeverisjes’ janë ftuar të japin kontributin e tyre një përfaqësues nga KLSH dhe Avokati i Popullit, pedagogë të Fakultetit të Drejtësisë dhe zv/Dekania e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, Etleva Bajrami si dhe përfaqësues të shoqërive civile dhe organizatave që veprojnë në këtë fushë si Arjan Dyrmishi, Aranita Brahaj i AIS/Open data dhe Zef Preçi, drejtuesi i Qendrës Shqiptare e Kërkimit Ekonomik. Në seksionin e “Antikorrupsionit’ janë ftuar të japin kontributin përfaqësues të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, mes tyre, Mimoza Kaçi drejtoresha e këtij institucioni, përfaqësues të KLSH-së, ILDKPI-së si dhe pedagogë të Fakultetit të Drejtësisë, mes tyre dhe Enkeleda Olldashi, gruaja e Sokol Olldashit. Në seksionin “Sundimi i Ligjit’ janë ftuar të japin kontributin e tyre pedagogë në fushën e drejtësisë dhe të Ekonomisë, si dhe përfaqësues të Avokatit të Popullit. Mes tyre është konstitucionalistja Aurela Anastasi, e cila ka qenë pjesë e grupit që hartoi Reformën në Drejtësi si dhe Bledar Dervishaj, ish këshilltar i Metës, kur ka qenë president dhe Klesta Hysi, vajza e ish-deputetes socialiste, Vasilika Hysit.

Lista me 53 ekspertët e nivelit të lartë që do të angazhohen

I. MIRËQEVERISJA

1- Eralda Met’hasani – FDUT – Departamenti se drejtës publike
2- Klesta Hysi – FDUT – Departamenti se drejtës publike
3- Eniana Qarri – FDUT – Departamenti se drejtës civile
4- Etleva Bajrami – FEUT – zv. Dekane
5- Eglantina Zyka – FEUT – Departamenti i Statistikës & Informatikës
6- Andi Dura – UET – Pedagog, Departamenti i Shkencave Juridike
7- Arjan Dyrmishi – ShC – CSDG
8- Geron Kamberi – ShC – CSDG
9- Blerta Kalavace – ShC – IRC/Idra Research & Consulting
10- Aranita Brahaj – ShC – AIS/Open data
11- Jolanda Trebicka – ShC – EPD
12- Blerta Tuci –ShC- EU Policy Hub
13- Zef Preci – ShC – QSHKE
14- Marsel Llukmani – biznes – BIZNES ALBANIA (Dhoma Kombëtare E Zejtarisë)
15- Florjan Hasko –biznes – ICC/International Chamber of Commerce
16- Vilma Shurdhi – Avokati i Popullit – Komisionere
17- Qeram Çibaku – Institucion i pavarur – Kontrolli i Lartë i Shtetit

II. ANTIKORRUPSIONI

18- Fjoralba Caka – FDUT – Departamenti se drejtës Civile
19- Jonida Rustemaj – FDUT – Departamenti se Drejtës Civile
20- Enkelejda Olldashi – FDUT – Departamenti se Drejtës Publike
21- Ilda Mucmataj – FDUT – Departamenti se Drejtës Publike
22- Ledjon Shahini – FEUT – Përgjegjës Departamenti Ekonomisë
23- Mirela Miti – FEUT – Përgjegjëse e Departamentit te Kontabilitetit
24- Sofjana Veliu – UET – Drejtuese e Departamentit te Shkencave Juridike
25- Arjan Dyrmishi – ShC – CSDG
26- Krisela Hackaj – ShC – CDI/Drejtore Ekzekutive
27- Nirvana Deliu – ShC – Hulumtuese Politikash, EM-AL
28- Erisa Proko – ShC – Qendra “Instituti Per Zhvillim Strategjik”
29- Auron Pasha – ShC – Idra Research & Consulting
30- Stela Suloti – ShC – EU Policy Hub
31- Ened Topi – biznes – ICC/International Chamber of Commerce/ Deloitte legal
32- Mirlind Polovina – biznes – BIZNES ALBANIA (Dhoma Kombëtare E Zejtarisë)
33- Arber Basholli – Institucion i pavarur – ILDKPI – SP
34- Mimoza Kaçi – Institucion i pavarur – Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare
35- Violanda Theodhori – Institucion i pavarur – Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare
36- Bledar Mustafaraj – Institucion i pavarur – Kontrolli i Lartë i Shtetit

III. SUNDIMI I LIGJIT

37- Erjon Muharremaj – FDUT – Departamenti i se Drejtës Publike
38- Aurela Anastasi – FDUT – Departamenti i se Drejtës Publike
39- Nadia Rusi – FDUT – Departamenti i se Drejte Publike
40- Skerdian Kurti – FDUT – Departamenti i se Drejtës Penale
41- Mariel Frroku – FEUT – Departamenti i Finances
42- Luan Veliqoti – Universiteti “LUARASI – Departamenti i se Drejtës Penale
43- Emilio Çika – UMSH – Fakultetit i Drejtësisë;
44- Juelda Lamçe – UET – Dekane e FSHJPMN
45- Olta Aliaj – Avokati i Popullit – Komisionere
46- Gledis Gjipali – ShC – Dretor Ezekutiv – EM-AL
47-Ilvana Dedja – ShC – CSDG
48- Mirsada Hallunaj – ShC – CSDG
49- Eda Noçka – ShC- Qendra Altri
50- Gerti Shella – ShC – Qendra Për Çështjet E Informimit Publik (INFOCIP)
51- Bledar Dervishaj -ShC-INFOCIP
52- Ina Xhepa -ShC-Qendra Europiane
53- Oltion Dano – Biznesi – ICC/Studio ligjore “Kalo & Associates”

Çfarë ka ndodhur?

Komisioni do duhet të realizojë “një vlerësim dhe analizë të situatës në të tre fushat” dhe më pas të kalojë në “hartimin dhe miratimin e një Plani veprimi me kohështrirje afatgjatë dhe të qëndrueshme, duke rekomanduar edhe masa konkrete për ndryshime të mundshme ligjore dhe institucionale”. Në mbledhjen e Asamblesë kombëtare të PS-së, kryeministri Edi Rama tregoi vendosmërinë për ta çuar para me ose pa opozitën, të cilës shpesh i kanë shtrirë dorën të bashkëpunojnë. Ky projekt do të shkoj deri në fund në drejtimin e kolegut Fatmir Xhafaj, pavarësisht nëse do të duan apo jo ata që deri tani nuk duan”, tha Rama më 8 shtator 2024 Opozita ka shprehur skepticizëm të hapur ndaj kësaj nisme dhe më 30 maj 2024 bojkotoi votimin në parlament edhe të rezolutës edhe të ngritjes së komisionit, i cili u konstitua pa opozitën më 14 qershor. Ndërkohë edhe Ambasada amerikane, por dhe BE kanë shprehur gadishmërinë e tyre për tu angazhuar në punën e ngritur nga komisionin i posaçëm parlamentar për thellimin e reformave, mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related