“Kam ofruar të lë një nga pronat e mia”/ Gjykata lë Ilir Metën në burg, Cakrani: Kreu i PL nuk ka pasuri për garancinë

Data

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke rrëzuar kërkesën e mbrojtjes për zëvendësimin e saj.

Pas përfundimit të seancës, avokati i Metës, Kujtim Cakrani, foli për mediat jashtë ambienteve të GJKKO-së, duke deklaruar se mbajtja e Metës në paraburgim është e padrejtë, ndërkohë që procesi, sipas tij, po zvarritet nga organet e drejtësisë.

Cakrani theksoi se Ilir Meta nuk ka mundësi të vendosë garanci pasurore për lirimin nga qelia, pasi, sipas tij, nuk disponon pasuri në emër të tij.

“Meta nuk ka pasuri për të vendosur si garanci. Për këtë arsye, kam qenë vetë i gatshëm të ofroj një nga pronat e mia personale, vetëm që të plotësohej kriteri ligjor”, u shpreh avokati.

Ai shtoi se paraburgimi nuk mund të përdoret si mjet ndëshkimi, sidomos kur çështja nuk po ecën me ritmet e duhura, dhe u shpreh i bindur se Meta do të dalë nga burgu, pasi sipas tij, është i pafajshëm.

Vendimi i GJKKO-së vjen pas kërkesës së përsëritur të mbrojtjes për zbutjen e masës së sigurisë, e cila u rrëzua edhe këtë herë nga trupa gjykuese.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related