Fondi për emergjencat civile, i pamjaftueshëm përballë përmbytjeve

Data

Fondi për emergjencat civile në buxhetin e vitit 2026 arrin rreth 5.8 miliardë lekë (58 milionë euro), me një rritje prej 45% krahasuar me vitin 2025. Megjithatë, pavarësisht rritjes, këto fonde konsiderohen të pamjaftueshme përballë shkallës së dëmeve që shkaktojnë fatkeqësitë natyrore.

Sipas ligjit, emergjencat civile kanë përgjegjësi të gjera, që përfshijnë:

  • menaxhimin e përmbytjeve, zjarreve, tërmeteve dhe rrëshqitjeve të tokës
  • evakuimin dhe strehimin e popullsisë
  • vlerësimin e dëmeve njerëzore, materiale dhe ekonomike
  • koordinimin e ndihmës humanitare dhe proceset e rindërtimit

Të dhënat zyrtare tregojnë se dëmet nga përmbytjet në periudhën 1990–2023 arrijnë rreth 2.3 miliardë dollarë, ndërsa nevojat për t’u përshtatur me rreziqet klimatike vlerësohen në 8–9 miliardë euro.

Nga buxheti i shtetit, për kanalet e kullimit dhe argjinaturat akordohen rreth 1.1 miliardë lekë në vit (12 milionë euro), një shumë që përfaqëson më pak se 1% të fondeve totale për investime publike.

Në katër vitet e fundit, fondet totale për emergjencat civile kanë qenë rreth 17 miliardë lekë (170 milionë euro), por ato mbeten shumë më të ulëta se nevojat reale për parandalim dhe mbrojtje.

Edhe pse fondi është rritur, buxheti i vitit 2026 nuk mjafton për investime afatgjata në infrastrukturë dhe menaxhim të rrezikut klimatik, ndërsa kostot e dëmeve shpesh i tejkalojnë disa herë fondet vjetore të parashikuara.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related