Zhulali: Skandali i AKSHI-t dhe ligji amerikan e vendosin Ramën nën presion maksimal, dorëheqja zgjidhja e vetme

Data

Qeverisja aktuale në Shqipëri ndodhet në një krizë të thellë, e cila sipas ekspertëve ka prekur çdo hallkë të shtetit dhe përbën rrezik serioz jo vetëm për qytetarët, por edhe për sigurinë e NATO-s dhe Bashkimit Europian. Skandali i rrjedhjes së të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka ekspozuar dobësi të rënda në infrastrukturën kritike të sigurisë kombëtare.

E ftuar në një emision televiziv, ekspertja e çështjeve ndërkombëtare Ilda Zhulali theksoi se ky nuk mund të konsiderohet më një sulm i jashtëm kibernetik, por një akt i brendshëm i kryer nga zyrtarë të lartë shtetërorë. Sipas saj, hetimi i SPAK, i cili i cilëson të përfshirët si pjesë e një strukture të organizuar kriminale, ka zbuluar cenueshmëri alarmante në sisteme që janë të ndërlidhura drejtpërdrejt me rrjetet e NATO-s.

Zhulali theksoi se presioni ndërkombëtar ndaj qeverisë shqiptare është rritur ndjeshëm, veçanërisht pas miratimit të ligjit amerikan për mbrojtjen kombëtare (NDAA), i cili për herë të parë përfshin në mënyrë specifike Ballkanin Perëndimor. Ky ligj, sipas saj, parashikon monitorim të rreptë, masa kundër korrupsionit, ndikimeve të huaja dhe projekteve destabilizuese që cënojnë sigurinë rajonale.

Në këtë kontekst, ekspertja vlerëson se qeveria Rama është vendosur nën presion maksimal politik dhe ligjor, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Sipas Zhulalit, situata aktuale nuk lë më hapësirë për zgjidhje të pjesshme dhe rruga e vetme mbetet dorëheqja e qeverisë ose ngritja e një ekzekutivi të përkohshëm, si hap i domosdoshëm për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related