Përmbytjet, Rama mbledh sot Komitetin e Emergjencave Civile; hartohet paketa e dëmshpërblimeve

Data

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në orën 08:30 Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të diskutuar situatën e përmbytjeve në mbarë vendin dhe masat që do të merren për përballimin e saj.

Në këtë mbledhje do të marrin pjesë ministritë përgjegjëse, përfshirë Mbrojtjen, Brendshmen, Financat, Energjinë, Infrastrukturën dhe Bujqësinë, si edhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Një nga pikat kryesore të diskutimit do të jetë paketa e dëmshpërblimeve, nga e cila pritet të përfitojnë familjet, bizneset dhe fermerët që kanë pësuar dëme, përfshirë tokat bujqësore të përmbytura.

Më herët, kryeministri u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të komunikojnë me institucionet për çdo nevojë, duke theksuar se strukturat shtetërore janë në terren dhe në gatishmëri të plotë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related