Flamur Noka nga protesta para Kryeministrisë: Mazhoranca është e tronditur nga protestat, më i trondituri është Rama

Data

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, deklaroi se protestat e zhvilluara nga opozita para Kryeministrisë kanë arritur qëllimin e tyre duke, sipas tij, tronditur mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama.

Në fjalën e tij gjatë aktivitetit të radhës të “Foltores”, Noka tha se në fillim aksioni opozitar u përqesh nga kundërshtarët politikë, ndërsa më pas, sipas tij, filluan sulmet ndaj opozitës për shkak të protestave të vazhdueshme.

Ai u shpreh se opozita është akuzuar për dhunë dhe për tensionimin e situatës politike, por theksoi se qëndresa ndaj qeverisë ka qenë e qëndrueshme.

Sipas Nokës, protestat janë një reagim kundër qeverisjes së kryeministrit Rama, të cilën ai e akuzoi se nuk përfaqëson interesat e qytetarëve.

Partia Demokratike ka paralajmëruar vijimin e protestave dhe të aksionit opozitar në ditët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related