Atentat ndaj Donald Trump, qëllohet me armë gjatë tubimit në Pensilvani! Kandidati për President largohet i gjakosur nga podiumi

Data

Donald Trump, kandidati për President i SHBA-ve është qëlluar me armë gjatë mitingu që po zhvillonte ne Pensilvani.

Donald Trump, ish-presidenti i SHBA, aktualisht ne gare per nje mandat te dytë u nxorr jashtë skenës nga stafi i sigurisë.

Nga videot e publikuara online, Trump duket që rrëzohet në tokë teksa po mbante një fjalim. Ai u rrethua shpejt nga sigurimi i armatosur dhe qëndroi poshtë për rreth një minutë

Shiko videon

Më pas ai u ngrit në këmbë dhe ngriti grushtin në ajër, përpara se të përcillej nga skena dhe në një automjet. Më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes.
Videoja dukej se tregonte gjak në veshin e tij ndërsa e merrnin. Ish-presidenti dukej se po shtrëngonte anën e kokës teksa ra në tokë.
Senatori republikan për Ohio, J.D Vance, tha në një postim në platformën e mediave sociale X: “Të gjithë bashkohuni me mua në lutjen për Presidentin tonë Trump dhe të gjithë në atë tubim. Shpresoj që të gjithë të jenë mirë.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related