Aktori Neritan Liçaj iu bashkua protestës së organizuar nga Partia Demokratike përpara Kryeministrisë në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij në “Foltoren” e opozitës, Liçaj u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protesta dhe të reagojnë kundër situatës politike në vend.
Ai u shpreh se shqiptarët duhet të dalin në shesh për të mbrojtur dinjitetin dhe liritë e tyre, duke theksuar se sipas tij vendi ndodhet në një moment të vështirë.
Liçaj iu drejtua edhe qytetarëve që nuk kanë protestuar më parë, duke i ftuar që të marrin pjesë në tubime dhe të shprehin qëndrimin e tyre për zhvillimet në vend.
Protesta para Kryeministrisë u zhvillua në kuadër të aksionit opozitar që po zhvillon Partia Demokratike, e cila ka paralajmëruar vijimin e protestave në ditët në vijim.
