Pastrim i mln € me dokumente false, dërgim i parave jashtë e blerje pronash/ Zbadhet dosja e Klod Allajbeut

Data

Gjithë këto veprime, pesë të akuzuarit ngarkohen se i kanë bërë kur e kanë kuptuar se po hetohen nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Prokuroria Speciale.

Faqja “Betimi për Drejtësi” ka siguruar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e cila jep detaje se si këta pesë persona kishin prezantuar fatura dhe dokumente me subjekte që nuk ishin të regjistruara me qëllim që të legjitimonin transaksionet bankare dhe të përfitonin mbi 3 milionë euro.

Edlira Malaj ngarkohet se ka falsifikuar dokumenti pasi si pronare e “Medbrand KS” kishe përdorur dokumente të falsifikuara dhe i kishte dërguar në Administratën Tatimore të Kosovës.

Sipas Prokurorisë Malaj kishte përdorur dokumentin e falsifikuar kontratën për shitblerje në mes të “Medbrand KS” dhe “American Hospital Kosova” e lidhur më 23.10.2014 anipse “Medbrand KS”  nuk kishte qenë si subjekt i e regjistruar në atë kohë kur thuhet se është arritur marrëveshja.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related