Fishekzjarrët e Vitit të Ri shkaktojnë dëme në Elbasan, digjen dy makina gjatë festimeve

Data

Festimet e ndërrimit të viteve në Qarkun e Elbasanit u zhvilluan pa incidente të rënda për qytetarët, por nuk munguan dëmet materiale si pasojë e përdorimit të pakontrolluar të fishekzjarrëve.

Sipas burimeve lokale, në zonën mes lagjeve “5 Maji” dhe “Emin Matraxhiu” në qytetin e Elbasanit, hedhja e fishekzjarrëve shkaktoi djegien e plotë të dy automjeteve, ndërsa dy mjete të tjera u dëmtuan pjesërisht.

Gjatë gjithë natës festive, trafiku në rrugët e qytetit ka qenë i dendur, ndërsa sheshet dhe ambientet ku u zhvilluan festimet u frekuentuan nga shumë qytetarë. Policia ka qenë e pranishme në terren gjatë gjithë natës për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në të shtatë bashkitë e Qarkut Elbasan.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related