Fillimi Aktualitet Vr@sja e 30-vjeçarit nga Rrësheni, gazetari: Vështirë të zbardhet, viktima e gjurmuar prej kohësh deri te ekzek@timi

Data

Kristjan Marku alias Kristjan Bardhi, 30-vjeçari nga Rrësheni, i cili u ekzek@tua mbrëmjen e djeshme në një atentat mafioz në autostradën Fier-Vlorë rezulton një person me precedent penal.

Lidhur me këtë atentat, gazetari Sokol Bregu i ftuar në një studio televizive, u shpreh se viktima ishte një person i përfshirë më herët në një përplasje me armë zjarri gjatë vitit 202

Ai tha se djegia e automjetit pas ekzekutimit tashmë është kthyer në një skemë të njohur dhe të suksesshme, por ajo që nuk dihet është nëse kjo është një vrasje me pagesë apo për hakmarrje.

Sipas tij, viktima është gjurmuar prej kohësh deri në momentin që është ekzekutuar rrugës për në Vlorë.

“3 vrasje në 15 ditët e para të janarit janë shumë për një vend që e mbylli vitin e kaluar me shumë pak vrasje nga ato që ishim mësuar. Dukej se po udhëtonte në ujëra të qeta Shqipëria dhe vrasja që ndodhi krijojnë një ankth dhe pasiguri të qytetarët kur ndodhin në rrugë, në restorante, por me rëndësi është se kur zbardhen në moment këto vrasje pastaj krijojnë dhe atë sigurinë dhe qytetarë e shohin se autorët e një vrasje janë kapur.

Vrasja e djeshme është një vrasje e pandalshme dhe shteti shqiptar nuk po mundet dot ta frenojë, numri vetëm do rritet sepse asgjë nuk i ndal, nuk e denoncojnë kurrë njeri-tjetrin nuk e pranojnë asnjëherë se janë në hasmëri, kanë atë mënyrën tyre duke pasur si me e quajtur ‘gjakmarrje moderne.”

Më tej a shto se kjo vrasje në fakt nuk duhet të ngatërrohet me gjakmarrjen që familja Reçi ka me familjen Gjini, ky ishte një konflikt i nisur pas një përplasje që kishin në një nga lokalet në Rrëshen dhe nisi kjo më pas si histori.

“Është shumë e thjeshtë duke menduar se ky ekzekutim mund të jetë bërë për këtë hakmarrje, , por jo në fakt  duhet thënë se që në momentin e parë në vendngjarje hetimi nis nga emri i viktimës, edhe pse ende nuk kemi një të dhënë konkrete sepse jemi në fillimet e hetimit dhe pista kryesore mbetet ajo histori që daton para dy vjetëve.

Është një skemë e mësuar tashmë, skemë që ka rezultuar e shumë suksesshme për ekzekutorët duke e djegur totalisht automjetin. Jo se çdo provë në automjet e djeg sepse ADN e trupit është e çuditshme se dhe zjarri se djeg, por jemi në pikën për të zbuluar nëse është kryer me pagesë kjo vrasje apo për hakmarrje.”

Sa i përket dinamikës kjo është vrasje që kërkon gjurmimin prej kohësh nuk është gjurmim aty për aty.

“Viktima është banor i Rrëshenit dhe e gjejnë kur ai ishte duke shkuar për në Vlorë, kjo i bie që është ndjekje dhe gjurmim prej kohësh. Ata përdorin makina të vjedhura.

Precedenti i vetëm është që është përplasur me Saimir Reçin në 2023 por gjykata nuk e gjeti fajtor sepse ishte i ati ai që qëlloi me armë atë ditë dhe jo Kristian. Megjithatë kjo ngjarje vështirë se do të zbardhet.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related