Abuzimet e Edi Ramës me pasuritë publike, ja si i dhuroi trojet e Portit të Vlorës pa një tender konkurrues…

Data

Investigimet me prova dhe dokumente vazhdojnë të tregojnë hapur se oligarku Samir Mane, një personazh që e quan veten biznesmen të madh, vazhdon të privilegjohet nga pushteti politik, me qëllim që të shërbejë si kanal për të kaluar një pjesë të madhe të parave dhe pasurisë publike, domethënë atë që iu përket të gjithë shqiptarëve tek kryeministri Edi Rama. E njëjta situatë ka ndodhur me Portin e Vlorës, aferë të cilën po e heton Prokuroria e Posaçme. Për të treguar shkeljet e mëdha që janë bërë nga Rama për të favorizuar oligarkun është kujdesur  Laboratori i Raportimit Investigativ (IRL) dhe gazetarët e SHTEG në një punë voluminoze të cilat kanë nxjerrë për publikun detaje të forta që vërtetojnë të gjitha denoncimet që gazeta “SOT” ka bërë prej kohësh për privilegjet që iu jep Rama oligarkëve, veçanërisht Samir Manes.

Në këtë artikull do të botojmë vetëm një nga shkeljet që është bërë në aferën e Portit të Vlorës. Detajet e tjera do ti publikojmë në ditët në vazhdim ku dalin parregullsi të mundshme në projektin “Vlora Marina”, pasi duhej të kishte një proces konkurrues tenderimi për ndarjen e tokës shtetërore pranë portit. Gjithashtu është ndryshuar tërësisht një pjesë e kontratës ndërmjet Ministrisë së Financave të Shqipërisë dhe bashkimit të shoqërive që ka marrë koncesionin e portit dhe në fund grupi Balfin, i drejtuar nga oligarku Samir Mane, i cili iu bashkua një kompanie të krijuar posaçërisht nga bashkimi i shoqërive  që fitoi ofertën për koncesionin e portit, por dokumentet e tregojnë më vonë “Balfin”-in të tërhiqet prej saj. Pavarësisht kësaj, Samir Mane vazhdon të pohojë në reklamat dhe në materialet e shitjes se “Vlora Marina” është projekti i vet dhe po ofron në mënyrë aktive apartamente për shitje

Pjesë nga investigimi nga gazetarët e IRL-së dhe SHTEG.org

Në datën 29 mars 2021, në të njëjtën ditë që u shpall fituesi i tenderit të koncesionit të portit të Vlorës, Komiteti Shtetëror Shqiptar për Investimet Strategjike (KIS) i dha bashkimit të shoqërive fituese statusin e investitorit strategjik jo për marinën, por për pronën ngjitur, ku bashkimi i shoqërive mund të zhvillojë objekte akomodimi, hotele dhe shërbime të tjera. Vetëm zhvillimi i portit ishte objekt i tenderit fillestar. Statusi i investitorit strategjik është i rëndësishëm sepse është një nga mënyrat se si një kompani private ose bashkim shoqërish  mund të ketë akses në marrjen me qira të tokës shtetërore me një kosto të ulët dhe të marrë shërbim më të shpejtë administrativ dhe lehtësim nga pagimi i taksave të caktuara komunale.

Me këtë vendim, katër shoqërive në bashkimin e shoqërive që fitoi tenderin për portin iu dha edhe qiraja në thelb falas- për një euro – për 57,502 metra katrorë tokë shtetërore ngjitur portit për të ndërtuar objekte banimi, objekte akomoduese dhe shërbime të tjera që mbështesin marinën. Kjo ndodhi pa asnjë shpallje të ndonjë tenderi për zhvillimin e pronave ngjitur portit. Katër muaj më vonë, më 30 korrik 2021, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe bashkimi i shoqërive fituese nënshkruan marrëveshjen e koncesionit për portin, duke përdorur modelin e partneritetit publik-privat (PPP).

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related