SKANDALI QË NUK “DJEGET”: INCENERATORI I TIRANËS NUK U NDËRTUA KURRË, POR SHQIPTARËT VIJOJNË TË PAGUAJNË MILIONA!

Data

Një fantazmë 128 milionëshe që s’ka as tym, as oxhak – vetëm  fatura!

Skandali i inceneratorit të Tiranës po merr përmasat e një mashtrimi monumental me paratë e shqiptarëve. Projekti që duhej të ishte një impiant modern, që do të digjte mbetjet e kryeqytetit dhe do të prodhonte energji, nuk u ndërtua kurrë. Asnjë oxhak funksional, asnjë impiant i përfunduar, asnjë gram mbetje të djegur.

Megjithatë, ndërkohë që impianti fizikisht nuk ekziston, fatura financiare është shumë reale: miliona euro vazhdojnë të derdhen çdo vit nga buxheti i shtetit drejt një projekti që në terren është zero.

Fenomeni është i pashembullt: një incenerator fantazmë, që s’ka nisur të punojë asnjë ditë, por që ka marrë statusin e “investimit strategjik”, duke siguruar kontrata të blinduara dhe pagesa pa kufi. Dokumentet zyrtare tregojnë se deri në vitin 2028, shqiptarët mund të paguajnë dhjetëra miliona euro të tjera mbi një projekt që as nuk ka funksionuar dhe as nuk ka për t’u bërë me këtë ritëm.

Ndërkohë, mbetjet e Tiranës përfundojnë po aty ku kanë përfunduar prej dekadash: në landfill. Qytetarët paguajnë tarifa pastrimi më të larta, ndërsa shërbimi është i njëjtë – në disa zona edhe më i keq.

Kjo situatë e pashembullt hedh dritë mbi një prej skemave më të mëdha të dyshuara të abuzimit me fondet publike në vend. Kontrata e nënshkruar lejon pagesa të vazhdueshme, pavarësisht se inceneratori është i pakryer, i papërfunduar dhe praktikisht inekzistent.

Pyetjet që ngrihen janë të qarta dhe të rënda:

  • Kush u pagua për një incenerator që nuk u ndërtua?
  • Kush firmosi një kontratë që detyron shtetin të paguajë edhe pa projekt?
  • Kush mban përgjegjësi për miliona euro të djegura… pa djegur asgjë?

Skandali i inceneratorit të Tiranës nuk është më thjesht një aferë financiare: është një monument i papërfunduar i mungesës së llogaridhënies, një fantazmë betoni që as nuk u ngrit dhe as nuk u kontrollua, por që vazhdon të hajë miliona nga taksat e shqiptarëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related