Kostoja e ndërtimit dhe produktet ushqimore shtrenjtohen përsëri në Kosovë

Data

Produktet ushqimore dhe kostoja e ndërtimit ka shënuar rritje të çmimeve përsëri në Kosovë. Produktet ushqimore në muajin nëntor janë rritur për 0.7 për qind. Kurse, kostoja e ndërtimit ka shënuar rritje për 0.9 për qind. Çmimet e produkteve të konsumit në Kosovë kanë shënuar ngritje në nëntor 0.7 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, inflacioni mujor ishte 0,2 për qind në muajin nëntor.

Ngritje të çmimeve në nëntor kanë shënuar kafja, çaji dhe kakao me 11,8 për qind, ndërsa shërbimet financiare me 9.1 për qind. Ngritje të çmimeve pati edhe buka dhe drithërat me 1,8 për qind dhe energjia elektrike me 1.6 për qind. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës edhe vajrat dhe yndyrnat kanë shënuar ngritje të çmimeve 6,9 për qind, biletat e fluturimeve me 6,7 për qind, uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet me 6,2 për qind, pijet alkoolike me 5,3 për qind.

Ndërsa, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake u shtrenjtuan 4,5 për qind, qumështi, djathi dhe vezët 4,2 për qind, duhani me 2,9 për qind, mishi po ashtu 2,9 për qind, dhe buka dhe drithërat me 1,8 për qind, energjia elektrike 1,6 për qind.

Ndërsa, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rënie e çmimeve në nëntor pati tek karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal për 11,0 për qind, lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. 5,7 për qind, pemët 3,8 për qind) dhe blerja e automjeteve 3,7 për qind me një ndikim prej -1,2 për qind në Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK).

Por, përveç ngritjeve të çmimeve në konsum, rritje ka pasur edhe tek produktet ndërtimore. Sipas ASK-së indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 0.9për qind në TM3 2024, krahasuar me TM2 2024.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related