Fikja e sinjalit të News24/ Lubonja: Sul* banditesk që kapërcen ligjin, nga band@ e Edi Ramës

Data

Analisti Fatos Lubonja ka reaguar ashpër lidhur me rrethimin e medias News24 dhe paralizimin e punës së gazetarëve, si pasojë e moslejimit të hyrjes në ambientet e punës dhe ndërprerjes së energjisë elektrike. I ftuar në Syri TV, ai e cilësoi këtë si një goditje të rëndë ndaj lirisë së medias, duke kujtuar edhe precedentë të mëparshëm.

“Kemi të bëjmë me një sulm jo të paprecedentë sepse precedentët Rama i ka rrjepur, boll t’ju kujtoj se unë punoj te News24 dhe para disa vitesh Edi Rama mbylli në mënyrë të dhunshme televizionin ku unë kam punuar atëherë, Agon Channel. Siç e dini, u bë gjyq në Amerikë për këtë punë, qeveria është dënuar me pagesën e qindra milionëve dhe asgjë s’ka ndodhur, në kuptimin e ndëshkimit të këtyre veprimeve, përkundrazi, përsëriten,”u shpreh Lubonja.

Ai theksoi se nuk bëhet fjalë vetëm për një sulm ndaj medias, por për një veprim të koordinuar jashtë ligjit:

“Jo thjeshtë ndaj mediave, por në tërësinë e vet, ky është një sulm banditesk që kapërzen ligjin, nga një bandë me në krye Edi Ramën që e kapërzen ligjin, se këtu është problem.”

Në vijim, Lubonja iu referua deklaratës së Avokaturës së Shtetit:

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related