Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi përmes një videoje në rrjetet sociale se Shtetet e Bashkuara kanë nisur një fushatë ushtarake në Iran.
Sipas tij, objektivi i operacionit është mbrojtja e popullit amerikan dhe eliminimi i kërcënimeve të menjëhershme që vijnë nga regjimi iranian. Trump theksoi se aktivitetet e Iranit rrezikojnë drejtpërdrejt SHBA-në, trupat amerikane, bazat jashtë vendit dhe aleatët në mbarë botën.
Në mesazhin 8-minutësh, ai akuzoi regjimin iranian për dekada armiqësie ndaj Shteteve të Bashkuara dhe për përfshirje në akte dhune, duke e cilësuar situatën si një kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë kombëtare amerikane.
