Festa që u kthye në rrezik/ 20 të lënduar nga fishekzjarrët, 13-vjeçarja në Tiranë i shpëton për pak një plumbi qorr

Data

Fillimi i vitit 2026 nuk ka qenë i qetë përsa i përket sigurisë publike, pasi festimet e ndërrimit të viteve janë shoqëruar me incidente të shumta nga përdorimi i pakontrolluar i fishekzjarrëve.

Sipas të dhënave zyrtare, deri në orën 01:30 në të gjithë vendin janë raportuar 20 persona të lënduar, fatmirësisht pa rrezik për jetën. Rastet lidhen kryesisht me djegie dhe dëmtime të shkaktuara nga mjetet piroteknike.

Ngjarja më shqetësuese është regjistruar në zonën e Vaqarrës, ku një vajzë 13-vjeçare ka pësuar gërvishtje në parakrah dhe dyshohet se është prekur nga një plumb qorr. E mitura ka shpëtuar mrekullisht pa pasoja serioze.

Nga totali i rasteve, 16 janë shënuar në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Lezhë, 1 në Fushë-Arrëz dhe 1 në Korçë, duke treguar se problematika mbetet e përhapur në disa zona të vendit.

Policia e Shtetit ka bërë me dije se strukturat e rendit kanë qenë dhe vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë, duke monitoruar qarkullimin rrugor, zonat e festimeve dhe territorin në tërësi, për të parandaluar ngjarje të tjera dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related