Fermerët përshkallëzojnë protestat në Serbi, bllokohen rrugët me traktorë

Data

Protestat e fermerëve në Serbi janë përshkallëzuar, me bllokimin e dhjetëra rrugëve rajonale dhe lokale nga traktorë dhe makineri bujqësore. Lëvizja nisi më 11 shkurt nga prodhuesit e qumështit dhe tashmë është mbështetur nga rreth 30 shoqata bujqësore.

Fermerët kundërshtojnë importet e produkteve bujqësore, veçanërisht qumështin pluhur, dhe kërkojnë ndalimin e përkohshëm të importeve, si dhe vendosjen e tarifave më të larta për bulmetin dhe mishin e importuar. Sipas tyre, produktet e lira nga jashtë po ulin çmimet në treg dhe po rrezikojnë falimentimin e prodhuesve vendas.

Kriza është theksuar nga rënia e çmimit të qumështit të freskët dhe kufizimi i blerjeve nga baxhot, për shkak të tepricës në treg. “Nuk kërkojmë subvencione, por pezullim të importeve që të stabilizohet tregu”, deklaruan përfaqësuesit e fermerëve.

Qeveria fillimisht i cilësoi protestat si të motivuara politikisht, por më pas bëri thirrje për dialog. Ministri i Bujqësisë premtoi rritje graduale të blerjes së qumështit vendas dhe etiketim të produkteve serbe në supermarkete. Megjithatë, fermerët mbeten skeptikë dhe paralajmërojnë vijimin e bllokadave deri në përmbushjen e kërkesave.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related