Avokati i Popullit, Endri Shabani, zhvilloi një takim zyrtar me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott, ku në fokus ishin të drejtat e njeriut dhe forcimi i rolit të institucionit të Avokatit të Popullit.
Gjatë bisedës u theksua nevoja për rritjen e llogaridhënies dhe mbrojtjen efektive të qytetarëve, si dhe për krijimin e kushteve që të rinjtë shqiptarë ta shohin të ardhmen e tyre në vend.
Ambasadori Abbott shprehu mbështetjen e Britanisë së Madhe për forcimin e institucioneve dhe rolin e Avokatit të Popullit si garant i dinjitetit njerëzor dhe sundimit të ligjit.
