Gjykata e Posaçme ka dënuar me nga 3 vite burg dy ish-inspektorët e IKMT-së, Klajdi Zhilla dhe Geraldo Fuçien, të akuzuar për korrupsion.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 2 vite burg. Megjithatë, gjykata vendosi pezullimin e vuajtjes së dënimit, duke i lënë në shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare, me detyrimin për të mbajtur kontakt me autoritetet përkatëse.
Sipas SPAK, ata dyshohet se i kanë kërkuar një pronari lokali një shumë parash, me qëllim që të mos i hiqnin tendën e biznesit.
