Fondi kullosor në Shqipëri përfaqëson një pjesë të rëndësishme të tokave bujqësore, të cilat përdoren për blegtorinë, sidomos për kullotjen e bagëtive. Këto toka përbëjnë një pjesë të rëndësishme të tokave të destinuara për aktivitet bujqësor dhe blegtoral në vend. Fondi kullosor publik dominon me rreth 320,000-340,000 hektarë, ndërsa fondi privat zë rreth 60,000-80,000 hektarë. Po tashmë sipas ndryshimeve të bëra në ligjin për “Fondin kullosor”, ndryshime të cilat kanë hyrë në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare, do të lejohet ndërtimi i centraleve diellore dhe atyre të erës. Ndryshimet në këtë ligj u miratuan në Kuvend pas kërkesës së deputetes së Partisë Socialiste, Edona Bilali e cila deklaron se “tashmë ashtu sikurse shumë vende të BE edhe Shqipëria renditet mes vendeve që optimizon burimet e veta duke lejuar aktivitetet e energjisë së rinovueshme në toka kullotë”.
Sipas këtyre ndryshimeve, sipërfaqe tokash të fondit kullosor mund të jepen në përdorim për të zhvilluar në to veprimtari shoqërore, shëndetësore, sportive e turistike dhe për prodhimin e energjisë së rinovueshme. Në ligjin e publikuar në Fletoren Zyrtare saktësohet se për lejimin e ushtrimit të veprimtarive që lidhen me prodhimin e energjisë së rinovueshme në fondin kullosor shtetëror do jenë njësitë e qeverisjes vendore që do të ndjekin procedurat ligjore përkatëse për dhënien e së drejtës së përdorimit. Gjatë propozimit të kësaj nisme, deputetja Bilali ëhstë shprehur se se menaxhimi i fondit kullosor në vendin tonë, i cili përbëhet prej 506 288 ha, prej të cilave 60% janë në pronësi shtetërore, ndeshet me disa sfida ndër të cilat më kryesorja është fragmentizimi i parcelave. “Një nga avantazhet potenciale të tokave rurale dhe malore është përdorimi i tyre për energji të rinovueshme nëpërmjet paneleve fotovoltaike.
