Alfred Hasanaj, drejtues i Shoqatës dhe ekspert autoteknik, shpjegoi në një studio televizive se ‘Evu Albania’ sjell për herë të parë në Shqipëri teknologjinë më të avancuar europiane për skanimin 3D dhe analizën shkencore të aksidenteve rrugore.
Në kuadër të një fushate ndërgjegjësimi për sigurinë rrugore, Shoqata “Evu Albania” organizon më 13 qershor në Sheshin “Nënë Tereza” një event unik me testime të përplasjeve reale mes mjeteve të ndryshme, me qëllim edukimin e shoferëve dhe qytetarëve.
Me pajisjen “Event Data Recorder” (kutia e zezë), e cila tashmë gjendet në shumicën e makinave moderne, mund të lexohet shpejtësia dhe forca e goditjes në momentin e aksidentit, duke siguruar prova të pa manipuluara për gjykatat dhe prokurorinë.
