KPA jep vendimin për prokurorin e Tiranës, Genci Qana

Data

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës, Genci Qana, i cili u shkarkua pasi nuk kaloi me sukses hallkat e procesit të Vettingut.

Vendimi për rikthimin e tij në detyrë u mor nga trupa e përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare.

Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Genci Qana u përball në mars te 2021 në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me dyshime mbi burimin e ligjshëm për disa prej pasurive të tij dhe denoncime për çështjet që kishte hetuar, përfshi pushimin e hetimeve për një aksident me vdekje në punë.

Sipas analizës financiare, Qana rezultonte me një bilanc negativ me 1.4 milion lekë për periudhën deri në vitin 2003 dhe me mbi 2 milionë lekë nga viti 2003 deri në vitin 2016.
Nga relatimi rezultoi se KPK nuk kishte konsideruar të ligjshme një hua 5 mijë euro dhe 730 mijë lekë të tërhequra nga llogaritë bankare për blerjen e një makine për 14 mijë euro në vitin 2012, duke krijuar një minus prej 1.7 milionë lekë në burime të ligjshme.

Qana tha se kishte “konsideratë të lartë për procesin”. Ai pretendoi se bilancet negative vinin për shkak të disa llogaritjeve të gabuara nga KPK dhe kërkoi konsiderimin si të ligjshme të huasë dhe të ardhurave të bashkëshortes, ndërsa kërkoi konfirmimin në detyrë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related