Tabaku në Bruksel: Fondet e BE kërkojnë shtet ligjor dhe institucione funksionale

Data

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë pjesëmarrjes në European Parliamentary Week 2026 në Bruksel, theksoi se fondet europiane për vendet kandidate nuk janë automatike, por të kushtëzuara nga funksionimi i shtetit ligjor dhe institucioneve.

Duke iu referuar raportit strategjik të Enrico Letta-s “Much More Than a Market”, Tabaku argumentoi se Europa përballet me fragmentim të brendshëm dhe se zgjerimi duhet të shoqërohet me konvergjencë reale institucionale, jo vetëm ekonomike.

Sipas saj, Fondi i Rritjes për Ballkanin Perëndimor kërkon standarde të qarta në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe sigurinë juridike. “Gatishmëria për anëtarësim në BE nuk është deklaratë politike, por gatishmëri institucionale,” u shpreh ajo.

Tabaku theksoi gjithashtu rëndësinë e investimit në arsim, inovacion dhe kapital njerëzor, duke lidhur konceptin e “Lirisë për të qëndruar” me nevojën për të frenuar emigrimin përmes zhvillimit të brendshëm.

Në përfundim, ajo nënvizoi se pa një treg të unifikuar kapitalesh dhe pa mekanizma mbrojtës për investimet strategjike, Europa rrezikon të mbetet pas në konkurrencën globale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related