Të drejtën për të pasur vëzhgues gjatë rinumërimit e kanë vetëm subjektet që u legjitimuan nga KAS gjatë shqyrtimit të kërkesave ankimore. Konkretisht:
-Elbasan: Koalicioni PD-ASHM dhe Partia Socialiste;
-Fier: Koalicioni PD-ASHM, Partia Socialiste dhe Koalicioni Nisma – Shqipëria Bëhet;
-Durrës: Koalicioni PD-ASHM dhe Partia Socialiste;
-Tiranë: Koalicioni PD-ASHM, Partia Socialiste dhe partia Mundësia.
Njoftimi i KQZ:
Rinumërimi nga KQZ nis nesër në dt 17 Qershor 2025 ora 09:00.
Pas vendimit të KAS-it, KQZ nis zyrtarisht rinumërimin e 2323 qendrave të votimit (përfshirë 85 kutitë nga votimi jashtë vendit).
Rinumërimi zhvillohet në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”, Tiranë me transmetim LIVE në rrjetet sociale të KQZ
24 grupe/24 tavolina numerimi
Qarqet e përfshira: Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan
Vëzhgues do të kenë vetëm subjektet e legjitimuara gjatë procesit të shqyrtimit të kërkesave ankimore konkretisht:
1. Qarku Elbasan, Koalicioni PD-ASHM dhe Partia Socialiste;
2. Qarku Fier, Koalicioni PD-ASHM, Partia Socialiste dhe Koalicioni Nisma -Shqipëria Behet;
3. Qarku Durrës, Koalicioni PD-ASHM dhe Partia Socialiste;
4. Qarku Tirane, Koalicioni PD-ASHM, Partia Socialiste dhe Mundësia;
