Një person është qëlluar për vdekje pasi hyri në perimetrin e sigurisë së rezidencës së Donald Trump në Mar-a-Lago, sipas njoftimit të Shërbimit Sekret të SHBA-së.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 06:30. Sipas autoriteteve, burri u vëzhgua pranë portës veriore të pronës duke mbajtur atë që dukej si një pushkë gjahu dhe një bidon me karburant.
Agjentët e Shërbimit Sekret ndërhynë menjëherë dhe e qëlluan personin, i cili humbi jetën në vendngjarje. Identiteti i tij nuk është bërë publik, ndërsa hetimet për rrethanat e incidentit vijojnë.
