Erisa Xhixho akuza ndaj Spitali Universitar i Traumës: 10 salla operative të mbyllura dhe mungesë pajisjesh bazë

Data

Deputetja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, ngriti akuza të forta ndaj gjendjes së sistemit shëndetësor gjatë interpelancës në Kuvend me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala.

Në fokus të deklaratës së saj ishte Spitali Universitar i Traumës, të cilin ajo e cilësoi si simbol të degradimit të sistemit shëndetësor në vend.

Sipas Xhixhos, që prej dhjetorit 2025 janë mbyllur 10 salla operative për shkak të një rikonstruksioni që, sipas saj, po zvarritet pa afate të qarta dhe pa transparencë për qytetarët.

Deputetja deklaroi se mbi 62 mijë qytetarë kanë marrë shërbim në këtë spital gjatë vitit 2025, ndërsa shumë pacientë me trauma dhe fraktura detyrohen të presin me javë apo muaj për ndërhyrje kirurgjikale.

Gjatë interpelancës, Xhixho ngriti një sërë pyetjesh lidhur me mungesën e kapaciteteve alternative, listat e pritjes dhe kushtet sanitare në spital.

Ajo kërkoi sqarime për raportimet mbi praninë e baktereve të rrezikshme në sallat operative, mungesën e inspektimeve nga institucionet shëndetësore dhe mungesën e pajisjeve bazë si proteza, vigona dhe alkool mjekësor.

Deputetja opozitare ngriti shqetësime edhe për ndërprerjen ose kufizimin e disa shërbimeve si ortopedia, okulistika, urologjia dhe trajtimi i këmbës diabetike, duke pyetur sa pacientë janë detyruar të drejtohen drejt spitaleve private për të marrë trajtim.

Në fund të deklaratës së saj, Xhixho vuri në pikëpyetje edhe funksionimin e kontratës së sterilizimit dhe mungesat e analizave laboratorike në QSUT, duke kërkuar përgjegjësi dhe masa konkrete nga Ministria e Shëndetësisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related