Një muaj protestë të pandërprerë Lapaj dëmtohet në kokë nga bombola e gazit, përfundon në spital pas ndërhyrjes së policisë

Data

Drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, është plagosur në kokë mbrëmjen e djeshme gjatë ndërhyrjes së Policisë së Shtetit për shpërndarjen e protestës së zhvilluar për rreth një muaj pa ndërprerje përpara godinës së Kryeministrisë.

Sipas informacioneve paraprake, Lapaj dyshohet se ka pësuar dëmtime në kokë si pasojë e goditjes nga një bombol gazi, gjatë momentit kur forcat e policisë ndërhynë për të larguar çadrat dhe pajisjet e vendosura nga protestuesit në shesh.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se ndërhyrja u krye me mjete të posaçme, ndërsa situata u shoqërua me tensione dhe përplasje verbale. Pas incidentit, në vendngjarje mbërriti ambulanca dhe Lapaj u transportua drejt Spitalit të Traumës, ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore.

Gjendja e tij shëndetësore raportohet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pritet një vlerësim i mëtejshëm mjekësor lidhur me dëmtimin e pësuar.

Protesta e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” kishte nisur më 8 dhjetor dhe zhvillohej në mënyrë të pandërprerë përpara Kryeministrisë, si formë qëndrese kundër qeverisë dhe institucioneve shtetërore.

Ngjarja ka rikthyer vëmendjen te tensionet mes protestuesve dhe forcave të rendit, si dhe te debati mbi trajtimin e protestave paqësore në hapësirat publike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related