18-vjetori i Pavarësisë, Mbreti Charles: Të forcojmë më tej bashkëpunimin mes dy vendeve

Data

Mbreti Charles III i ka dërguar një letër urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, monarku britanik thekson rëndësinë e miqësisë së qëndrueshme mes dy vendeve dhe shpreh përkushtimin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në vitet në vijim.

“Kjo ditë shërben si një mundësi e çmuar për të reflektuar mbi miqësinë e qëndrueshme midis vendeve tona. Jam thellësisht i inkurajuar nga fuqia e lidhjeve tona dypalëshe dhe mbetem i përkushtuar për të nxitur një bashkëpunim edhe më të ngushtë në vitet që vijnë,” thuhet në letrën e Mbretit Charles III.

Ai nënvizon gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit përballë sfidave globale, veçanërisht në çështjet që lidhen me klimën dhe mbrojtjen e mjedisit, duke shprehur shpresën që dy vendet të vijojnë të punojnë së bashku për zgjidhje të qëndrueshme dhe domethënëse.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related