Erald Kapri kritikon mungesën e Edi Rama në Kuvend: “Prania e tij është detyrim kushtetues, mungesa tregon dobësi”

Data

Deputeti i Partia Mundësia, Erald Kapri, ka kërkuar praninë e kryeministrit Edi Rama në seancën plenare të Kuvendit, duke e cilësuar mungesën e tij si shenjë dobësie politike dhe shmangie të llogaridhënies institucionale.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kapri tha se pjesëmarrja e kryeministrit në seanca parlamentare nuk është çështje zgjedhjeje politike, por detyrim kushtetues dhe institucional.

“Prania e Ramës në sallë është detyrim kushtetues. Edhe në Rregullore kemi parashikuar një seancë pyetje-përgjigje me kryeministrin që nuk ka ndodhur kurrë, pasi ai nuk vjen të japë llogari,” deklaroi deputeti.

Kapri u ndal edhe te debati mbi integrimin europian të Shqipërisë, duke komentuar draft-rezolutën për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe idenë e integrimit gradual.

Sipas tij, qeveria shqiptare po promovon një model integrimi me të drejta të kufizuara, të ngjashëm me propozimet e diskutuara më herët nga presidenti serb Aleksandar Vučić.

“Nëse në draft rezolutë thuhet të mbështesim kriteret e Kopenhagenit, Rama mendon ndryshe bashkë me Vuçiçin, pretendon të hyjmë në BE jo me të drejta të plota,” u shpreh Kapri.

Në përfundim, deputeti i Partisë Mundësia theksoi se mungesa e vazhdueshme e kryeministrit në Parlament nuk projekton forcë politike, por dobësi përballë debatit publik dhe kontrollit parlamentar.

“Mungesa e tij në Parlament tregon dobësinë e tij, jo forcë,” përfundoi ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related