Partia Demokratike zhvilloi mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ku u votua për drejtimin e këtij forumi.
Sipas rezultateve zyrtare të votimit:
- Julia Emiri – 207 vota
- Silvia Hasa – 83 vota
- Vota të pavlefshme – 23
Me këtë rezultat, Julia Emiri u zgjodh kryetare e re e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, duke pasuar Edi Paloka në këtë detyrë.
Gjatë mbledhjes, kryetari i PD-së Sali Berisha propozoi kandidaturat e Julia Emirit dhe Silvia Hasës, të cilat iu nënshtruan votimit nga anëtarët e Këshillit Kombëtar.
Mbledhja u shoqërua edhe me diskutime dhe vendime të tjera që lidhen me organizimin dhe funksionimin e strukturave drejtuese të Partisë Demokratike.
