Enno Bozdo paralajmëron për rrezik në sistemin energjetik

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, ka ngritur shqetësime në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat lidhur me mënyrën se si po jepen lejet për ndërtimin e parqeve fotovoltaike në vend.

Sipas tij, lejet për projekte të energjisë diellore po jepen pa një plan të mirëfilltë investimesh për integrimin e energjisë së prodhuar në rrjetin energjetik, gjë që sipas Bozdos mund të krijojë probleme serioze për sistemin e shpërndarjes.

Ai theksoi se shtimi i pakontrolluar i këtyre projekteve mund të shndërrohet në një barrë për rrjetin energjetik dhe në raste ekstreme të çojë edhe në ndërprerje të energjisë elektrike.

Bozdo kujtoi gjithashtu se zhvillimi i energjisë së rinovueshme në vend u nxit nga reformat e mëparshme që hapën tregun për kapitalin privat, duke bërë të mundur rritjen e prodhimit të energjisë nga burime alternative.

Megjithatë, sipas tij, ndryshimet e mëvonshme në kontrata dhe pasiguria juridike kanë ndikuar negativisht në klimën e investimeve, duke larguar një pjesë të investitorëve nga sektori energjetik.

Deputeti demokrat shtoi se shumë prej projekteve fotovoltaike nuk shoqërohen me investime në kapacitete baterish për ruajtjen e energjisë, gjë që sipas tij e vështirëson integrimin e energjisë në rrjet dhe rrit rrezikun për probleme në furnizimin me energji.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related