Enkelejd Alibeaj: Shqipërisë i ka munguar zëri i Ambasadës së SHBA-së, në PD kanë kapur thikat me njëri-tjetrin

Data

Ish-ministri dhe ish-deputeti i Partia Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka komentuar deklaratat e kandidatit të nominuar nga Donald Trump për ambasador të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt, duke vlerësuar si pozitiv fokusin e tij tek lufta kundër korrupsionit dhe mbështetja për drejtësinë.

Në një lidhje televizive, Alibeaj deklaroi se gjatë periudhës pa ambasador amerikan në Albania, politikës dhe publikut shqiptar i ka munguar ndikimi i zërit të Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

“Zëri i Ambasadës i ka munguar edhe publikut, por edhe politikës shqiptare dhe të gjithë e kemi ndjerë këtë mungesë të një zëri influencues në publik dhe në politikë”, u shpreh Alibeaj.

Duke iu referuar deklarimeve të Wendt para Senatit amerikan, ku ai përmendi si prioritete luftën kundër korrupsionit dhe mbështetjen për SPAK, Alibeaj tha se kjo është një shenjë pozitive për Shqipërinë.

Sipas tij, institucionet e reja të drejtësisë, si SPAK dhe GJKKO, ndodhen nën presion të vazhdueshëm politik.

“Ardhja e një zëri të fuqishëm që do të reagojë në kohë reale ndaj çdo tentative për të minuar sistemin e drejtësisë është një gjë shumë e mirë”, deklaroi ai.

Alibeaj komentoi edhe zhvillimet brenda Partisë Demokratike dhe procesin për zgjedhjen e kryetarit të partisë më 23 maj, ku kandidon vetëm Sali Berisha.

Ai e cilësoi procesin “të trishtë” dhe tha se PD ka humbur funksionin e saj si forcë politike që synon pushtetin.

“PD ka humbur synimin për të ardhur në pushtet. Është futur në një situatë ku duhet mbrojtur halli personal i drejtuesit të saj”, tha Alibeaj.

Sipas tij, përplasjet e fundit dhe konfliktet e brendshme tregojnë krizën e thellë në parti.

“Kanë kapur thikat me njëri-tjetrin. Me thikë në gojë janë duke përjashtuar, plagosur e sulmuar njëri-tjetrin”, u shpreh ish-deputeti demokrat, duke shtuar se humbja e Berishës në zgjedhjet e ardhshme është, sipas tij, e sigurt.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related