‘Energjia për bizneset dhe nafta do të ulen’, Berisha: Do rriten pensionet dhe rroga mesatare

Data

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka prezantuar programin e tij për zhvillimin e Shqipërisë, duke theksuar se qëllimi kryesor është nxjerrja e vendit nga varfëria ekstreme dhe ngritja e tij në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Gjatë një deklarate, Berisha premtio rritjen e pensioneve dhe të pagave, duke përfshirë një rrogë minimale prej 500 eurosh dhe një rrogë mesatare prej 1200 eurosh. Ai gjithashtu theksoi se do të ketë përpjekje për uljen e çmimeve të energjisë dhe naftës për qytetarët dhe bizneset.

Në programin e tij, Berisha ka përfshirë gjithashtu një vizion për “Shqipërinë Madhështore”, një Shqipëri pa varfëri ekstreme, duke e kthyer vendin në një “superfuqi energjetike rajonale” dhe një epiqendër të teknologjisë dhe inovacionit. Ai premtoi uljen e taksave, mbështetje për startup-et dhe zhvillimin e burimeve të rinovueshme të energjisë si dielli, uji, dhe era.

Berisha ka premtuar gjithashtu mbështetje për prodhimin vendas dhe eksportet, duke luftuar ndikimin e “narkoeuros” dhe duke mbrojtur ekonominë e Shqipërisë nga efektet e inflacionit dhe kursit të këmbimit të valutorëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related