Do japë dorëheqjen Berisha? Paloka tregon çfarë pritet të ndodhë me PD-në në shtator

Data

Në muajin shtator, opozita ka vendosur t’i kundërvihet qeverisë me protesta mbarëkombëtare, duke mos përjashtuar as grevën e urisë në Kuvendin e ri.

Por, kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, jep mesazhin e qartë se duhen ndërmarrë akte që t’i shërbejnë arritjes së qëllimit, të jenë efikase, jo thjesht për të bërë ‘show’.

Deputeti demokrat thotë për gazetën “Panorama” se greva e urisë vërtetë mund të tërheqë vëmendje ndërkombëtare, por është dyshues nëse do të sillte rezultatin që duhet. Edi Paloka ka bindjen se, “qeveritë i rrëzojnë popujt, padrejtësitë i lufton reagimi qytetar”, ndaj ai apelon shqiptarët për një reagim të fortë deri në përmbysjen e regjimit nga pushteti.

Teksa i konsideron zgjedhjet e 11 majit një farsë elektorale, deputeti demokrat flet për krijimin e një qeverie teknike si garante të votës së lirë dhe kërkon përsëritjen e zgjedhjeve. Në këtë situatë, ai nuk mbështet zërat për një largim të Sali Berishës nga drejtimi i partisë. Sipas tij, Berisha ka meritat që e nxori PD-në nga koma dhe dorëheqja e tij do të ishte dëmi më i madh që mund t’i bëhej partisë në këtë moment.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related