EMRI/ I vuri flakën një dyqani dhe tentoi të digjte gomisterinë, arrestohet 52-vjeçari në Mirditë

Data

Policia e Mirditës ka arrestuar një 52-vjeçar, i dyshuar për djegien e qëllimshme të një dyqani me materiale të përdorura dhe tentativën për të djegur një gomisteri në të njëjtën zonë.

Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja u zbulua pasi policia mori njoftim se një dyqan, në pronësi të shtetasit Gj. D., ishte përfshirë nga flakët, ndërsa në një gomisteri në pronësi të shtetasit A. P. ishin djegur disa goma, me dyshimin se zjarri ishte vënë qëllimisht për të dëmtuar objektin.

Si autor i dyshuar është identifikuar dhe arrestuar shtetasi Luan Vuka, alias Artan Vuka, 52 vjeç, banues në fshatin Ndërfushaz, Mirditë. Sipas Policisë, ai rezulton person me precedentë të shumtë penalë, përfshirë vepra si dhunë në familje, goditje ndaj punonjësve të Policisë, dëmtim prone, mbajtje pa leje të armëve të ftohta, si dhe thyerje të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.

Pas finalizimit të veprimeve hetimore, 52-vjeçari u vu në pranga për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme ligjore.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të të dy rasteve të zjarrvënies dhe për zbardhjen e rrethanave të tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related