Arratisja e Altin Ndocit / Maliqi: Ngjarje e mirëorganizuar, protokolli i shkelur nga koka te këmbët

Data

Ish-deputeti dhe ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Lefter Maliqi, ka komentuar arratisjen e të paraburgosurit Altin Ndoci, duke e cilësuar atë si një ngjarje të mirëorganizuar dhe jo rastësore.

I ftuar në një studio televizive, Maliqi u shpreh se në këtë rast protokolli i sigurisë është shkelur totalisht, nga nivelet më të larta drejtuese deri te zbatimi në terren. Sipas tij, për persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore ekzistojnë procedura të qarta dhe strikte që duhet të ndiqen, veçanërisht kur ata shoqërohen jashtë institucionit të vuajtjes së dënimit për arsye shëndetësore.

Maliqi theksoi se në raste të tilla duhet të përfshihet jo vetëm policia e burgjeve, por edhe Policia e Shtetit dhe forcat speciale, pasi rreziku nuk është vetëm arratisja, por edhe atentatet apo përplasjet me grupe rivale. Ai shtoi se mënyra se si është realizuar arratisja tregon për një zinxhir përgjegjësish të thyera dhe për një organizim të qëllimshëm, që sipas tij duhet të hetohet në thellësi për të zbuluar të gjithë personat e përfshirë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related