Flauers Shoshi është emëruar drejtori i ri i Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë (UKT).
Deri më tani, Shoshi ka mbajtur detyrën e kreut të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, duke pasur përvojë në drejtimin dhe menaxhimin e sektorit të ujit dhe kanalizimeve në vend.
Ai zëvendëson në këtë post Skerdi Drenovën, i cili u shkarkua nga detyra në ditët e fundit të vitit 2025. Emërimi i ri pritet të shoqërohet me ndryshime menaxheriale dhe fokus në përmirësimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve për qytetarët e Tiranës.
