Tragjedi në det/ Nëna dhe vajza humbasin jetën, humb jetën edhe një qytetar që tentoi t’i shpëtonte (DETAJE)

Data

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Britaninë e Madhe pasditen e së premtes në plazhin e Withernsea, ku një nënë 45-vjeçare dhe vajza e saj 15-vjeçare humbën jetën pasi u përfshinë nga dallgë jashtëzakonisht të fuqishme.

Viktimat janë identifikuar si Sarah Keeling dhe vajza e saj Grace Keeling. Sipas autoriteteve, adoleshentja ndodhej pranë bregut kur u godit papritur nga një valë e fortë dhe u tërhoq drejt thellësisë. Nëna e saj hyri menjëherë në det për ta ndihmuar, por për shkak të rrymave të rrezikshme dhe motit të ashpër, edhe ajo u përfshi nga dallgët.

Në përpjekje për t’i shpëtuar, në det u fut edhe një qytetar që ndodhej në plazh, Mark Ratcliffe, i cili reagoi pasi dëgjoi thirrjet për ndihmë. Dëshmitarët thanë se kushtet ishin ekstreme dhe dallgët arrinin lartësi deri në 12 metra. Fatkeqësisht, edhe ai humbi jetën gjatë përpjekjes për shpëtim.

Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por për tre personat nuk mundi të bëhej asgjë. Autoritetet kanë nisur hetimet për rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal gjatë motit të keq dhe të respektojnë paralajmërimet për rrezik në zonat bregdetare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related