Edi Rama publikon pamje nga mbledhja e PS dhe qeverisë

Data

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje dhe detaje nga mbledhja e zgjeruar e qeverisë dhe Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, e zhvilluar të shtunën.

Përmes një postimi në Facebook, Rama bëri me dije se në këtë takim u zhvillua një dëgjesë institucionale me drejtuesen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), ku u analizua ecuria e reformës në këtë sektor.

Gjithashtu, gjatë mbledhjes është diskutuar edhe reforma administrative-territoriale, në bashkëbisedim me kryetarin e komisionit përkatës, ku janë shqyrtuar skenarët e mundshëm për ndryshime në organizimin territorial.

Një tjetër fokus i rëndësishëm ka qenë kalendari kombëtar i aktiviteteve dhe përmbajtja e takimeve “Punët e Shqipërisë”, që pritet të zhvillohen në vijim në kuadër të komunikimit me qytetarët.

Në mesazhin e tij, Rama e shoqëroi publikimin me një urim për qytetarët, duke theksuar rëndësinë e koordinimit institucional dhe vijimit të reformave në sektorë kyç të administratës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related