Amnistia Penale, korrupsioni, krimi dhe nisma e Bashkisë së Tiranës për transportin e gjelbër në kryeqytet ndezin debatet në Kuvend, akuza të forta mes mazhorancës dhe opozitës

Data

Amnistia Penale, korrupsioni, krimi dhe nisma e Bashkisë së Tiranës për transportin e gjelbër në kryeqytet kanë shkaktuar dje debate të forta, teksa mazhoranca dhe opozita kanë hedhur akuza të forta ndaj njëra-tjetrës. Kështu festivalin e diskutimeve e hapi, Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i cili në interpelancë me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjën për amnistinë penale, i kërkoi të dhënë konkrete në lidhje me përfituesit e dënuar nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) që kanë përfituar nga amnistia. Zoti Alibeaj theksoi se arsyeja e vërtetë e miratimit të amnistisë natën, ishte vetëm për arsye politike. Më pas e mori fjalën ministri Drejtësisë Ulsi Manja, nga foltorja e Kuvendit ka bërë me dije se të dënuar nga GJKKO nga amnistia penale kanë përfituar 20 të dënuar. Nga 20 të dënuar, ministri tha se vetëm 8 prej tyre kanë qenë të dënuar për veprat penale kundër veprimtarisë shtetërorë të kryera nga shtetasit ose punonjës shtetëror në shërbim publik, pra sipas ministrit nëpunës publik e jo zyrtarë të lartë. Ndërsa 10 të tjerë, sipas ministrit, kanë qenë të dënuar nga GJKKO, për veprat penale kalim i paligjshëm i kufirit dhe falsifikim dokumentesh. Madje Manja theksoi se amnistia ishte e butë dhe se sipas tij, duhet të ishte më e gjerë. Sakaq ministri i Drejtësisë, Ulsi Manaj i kërkoi Enkelejd Alibeajt që të dalë në Kuvend dhe të thotë emrat e zyrtarëve të lartë që ia pretendon se kanë përfituar nga amnistia. Po ashtu, Manja i tha Alibeajt se kur ishte ministër Drejtësie në 2009 liroi me amnisti 40 banditë gjatë fushatës elektorale. Nga ana tjetër, sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj në interpelancën me ministrin Ulsi Manja, i tha këtij të fundit se ka gënjyer me shifrat se nga amnistia nuk kanë përfituar të dënuar të korruptuar nga GJKKO. Alibeaj tha se fronti anti-SPAK u bë bashkë për  t’i dhënë mesazh SPAK se me ligje të tilla si amnistia rrënojnë të gjithë veprimtarinë e drejtësisë.

Projekti i Bashkisë së Tiranës për transportin e gjelbër në kryeqytet

Por amnistia penale, krimi dhe korrupsionin nuk ishin të vetmet që përplasën deputetët e mazhorancës me ata të opozitës. Kjo pasi edhe një projekt i Bashkisë së Tiranës ka shkaktuar debate mes palëve. Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj ka dalë në mbështetje të nismës së Bashkisë së Tiranës për transportin e gjelbër në kryeqytet. Nga Kuvendi, Xhafaj theksoi se beson tek Bashkia e Tiranës dhe tek ekipi i specialistëve vendas dhe të huaj që kanë punuar për këtë projekt. Po ashtu, deputeti Xhafaj nënvizoi se kjo marrëveshje që lidhet me KFË hap një faqe të re në infrastrukturën moderne urbane dhe në shërbimin ndaj qytetarëve, në lehtësimin e lëvizjes së tyre përmes transportit të shërbimit publik. Ndërkaq deputeti socialist, Erion Braçe ka folur me tone të forta në drejtim të opozitës, për kohë kur ato ishin në pushtet para 2013, në lidhje me korrupsionin shtetëror dhe mungesën e drejtësisë. Deputeti i Partisë Socialiste, nga foltorja e Kuvendit tha se para vitit 2013 nuk gjen një ministër, kryetar bashkie, apo edhe kryeplak të hetuar nga drejtësia pasi ishte e kapur politikisht. Braçe tha se qeverisja Berisha ecte me ‘moton’ vidh duke vrarë, e vrit për të vjedhur’, ndërsa tha se nuk bëhej fjalë për një vepër të 5D por për një strukturë 1F, duke ju referuar familjes së Sali Berishës. Ndërkaq, ministri Taulant Balla mori fjalën në foltoren e Kuvendin teksa replikoi me deputeten opozitare Albana Vokshi. Balla ironizoi Vokshin që u paraqit Kuvend me bluzën: Lironi Berishën. Balla foli edhe për kundërshtimin e opozitës ndaj projektit të bashkisë së Tiranës për linjat e transportit të gjelbër në bashkëpunim me kompaninë gjermane KFË. Sakaq, Kreu i Grupit Parlamentar të Rithemelimit, Gazmend Bardhi në fjalën e tij në Parlament ka bërë të ditur që opozita do të votojë kundër projektligjit për marrëveshjes së huasë mes Shqipërisë dhe KFW për gjelbërimin e Tiranës. Bardhi është shprehur se shuma e vjedhur me fatura nga inceneratori i Tiranës sipas SPAK është 40 milionë euro e njëjtë me shumën që kërkohet të miratohet me këtë projektligj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related