Edi Rama pas miratimit të IBAR: “Asgjë nuk e ndal më Shqipërinë drejt Bashkimi Evropian”, më 26 maj nis faza përfundimtare e negociatave

Data

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit të raportit të IBAR-it, duke e cilësuar këtë moment si një tjetër hap historik në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në rubrikën “Shënimet e javës”, Rama deklaroi se opozita kishte parashikuar bllokim dhe izolim të vendit në raport me BE-në, por sipas tij Shqipëria arriti të fitojë besimin e partnerëve europianë.

“Thanë se rruga europiane ishte e bllokuar, thanë se Shqipëria ishte më në fund e ndëshkuar, thanë se qeveria jonë ishte krejt e izoluar. U gënjyen. Shqipëria fitoi përsëri me mund, me dinjitet dhe me krenari”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë sulmoi ashpër opozitën, duke e akuzuar se ka tentuar të dëmtojë imazhin ndërkombëtar të vendit.

“Në fakt, për ta zhgarravitur Shqipërinë në sytë e partnerëve tanë, kudo ku ishte e mundur, mblidhu e hidhu lart e poshtë për të kërkuar ndëshkim, bllokim, izolim për Shqipërinë”, tha ai.

Rama konfirmoi se më 26 maj, në Bruksel, do të zhvillohet Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, e cila sipas tij do të vulosë përmbylljen me sukses të fazës hyrëse dhe hapjen e fazës përfundimtare të negociatave për anëtarësim.

“Kemi ngjitur një tjetër lartësi të vështirë drejt majës, ku do të arrijmë me çdo kusht brenda kësaj dekade dhe ku do të vendosim flamurin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit në oborrin e shtëpisë së madhe të Europës së Bashkuar”, u shpreh kryeministri.

Raporti i IBAR konsiderohet një dokument kyç në procesin e negociatave, pasi vlerëson progresin e Shqipërisë në përmbushjen e reformave dhe piketave të ndërmjetme të kërkuara nga Bashkimi Evropian.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related