Protesta për Martin Canin, nëna e përlotur: Nuk mbyll dot sytë pasi vd*q Martini, djali im ishte te “Fan Noli”

Data

Para Ministrisë së Arsimit ka nisur protesta e dytë për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Prindër dhe përfaqësues të shoqërisë civile kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu si përgjegjëse për mosfunksionimin e sigurisë në shkolla në rastin tragjik të të miturit.

Një nënë pjesëmarrëse në këtë protestë me lot në sy tregoi se djali i saj ka studiuar për 9 vjet në shkollën Fan Noli ku ndodhi edhe ngjarja e rëndë.

Ajo u shpreh e revoltuar për pjesëmarrjen e ulët në një protestë, ku siç tha duhet të dilnin të gjitha nënat, baballarët dhe fëmijët e shkollave të Tiranës.

“Djali im ka studiuar 9 vjet në atë shkollë, personalisht nuk e njihte, po për shokët e tij që e njihnin ishte djalë model. Të marrë pjesë shkolla, shteti në një krim të tillë është e tmerrshme dhe keqardhja më e madhe është se mund të ishte parandaluar. Fatkeqësia më e madhe është se po e vrasin për së dyti Martinin me indiferentizmin e njerëzve. Nuk e di sa nëna ka ajo shkollë, sa nëna kanë gjithë shkollat e Tiranës që sot nuk kanë ardhur këtu, është turp i madh. Duhet të kishin ardhur të gjitha nënat, baballarët bashkë me fëmijët e tyre. Një djalë i tillë nuk e meritonte, mund të ishte djali i të gjithëve ne. Ne nënat që jemi sot këtu jemi të gjitha nënat e Martinit. Kam një javë që nuk mund të mbyll dot sytë, e çon fëmijën në shkollë në mëngjes dhe e merr me arkivol në darkë, është gjëja më e tmerrshme që mund të ndodhë”, tha ajo me lot në sy.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related