‘Ka një informacion për arratisje’/ Largimi i Ëngjëll Agaçit jashtë vendit, Këlliçi: Pritet goditje e tij për…

Data

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka folur mbi largimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, për të cilin është raportuar se ndodhet jashtë vendit për një ndërhyrje kirurgjikale. Në një intervistë televizive, Këlliçi tha se ka dëgjuar se Agaçi mund të përballet me një goditje nga drejtësia për shkak të përfshirjes së tij në aferën e inceneratorëve, por nuk mund të konfirmojë nëse këto informacione janë të sakta apo thjesht spekulime.

Sa i përket SPAK, Këlliçi u shpreh se ka prokurorë që zbatojnë ligjin, por sipas tij, ka edhe të tillë që janë nën ndikimin e pushtetit. Ai akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka ndikim në strukturat e drejtësisë dhe e lidhi këtë me çështje të tilla si inceneratorët, Sterilizimi dhe Check Up. Deputeti demokrat i bëri thirrje drejtësisë që të veprojë ndaj korrupsionit të zyrtarëve të lartë.

Pyetje: Duke marrë parasysh se jeni politikan dhe herë pas here flisni për atë që ndodh dhe referuar burimeve tuaja, a prisni lëvizje të tjera nga puna e drejtësisë deri më 11 Maj? E kam fjalën dhe majtas, edhe djathtas.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related