Edi Rama mbledh kryebashkiakët, Rrok Dodaj lihet jashtë takimit: “Ftesa më erdhi gabimisht nga PS”

Data

Kryeministri Edi Rama ka nisur turin “Për punët e Shqipërisë”, duke zhvilluar një takim me kryebashkiakët në Pallati i Kongreseve.

Por takimi është shoqëruar me polemika, pasi kryetari demokrat i Bashkisë së Pukës, Rrok Dodaj, deklaroi se nuk është lejuar të marrë pjesë, pavarësisht se kishte marrë ftesë.

Dodaj u shpreh se kishte konfirmim përmes emailit për pjesëmarrje, por në momentin e mbërritjes nuk u lejua të hynte në sallë, pasi emri i tij nuk figuronte në listën zyrtare.

Sipas tij, më pas është kontaktuar nga përfaqësues të Partisë Socialiste, të cilët i kanë sqaruar se ftesa ishte dërguar gabimisht nga sekretaria.

Ndërkohë, situata duket e paqartë edhe për kryebashkiakë të tjerë opozitarë. Disa prej tyre kanë deklaruar se kanë marrë ftesa, ndërsa të tjerë, si kryetarët e bashkive Has dhe Mirditë, thanë se nuk janë ftuar fare.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka konfirmuar se ftesat për këtë takim u janë dërguar vetëm kryebashkiakëve që i përkasin mazhorancës.

Ngjarja ka nxitur reagime politike, pasi përjashtimi i kryebashkiakëve opozitarë nga një takim i tillë shihet si një tjetër tregues i tensioneve mes palëve në nivel vendor dhe qendror.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related