“E sfidoi burrnisht”/ Fitorja e Belerit si eurodeputet, juristi i njohur ‘thumbon’ kryeministrin pas ‘shuplakës’ nga qelia: Micotaqis dhe Rama hoqën qafe njëri-tjetrin

Data

Pas fitores së Fredi Belerit ish-kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës si eurodeputet në Greqi, ka ardhur reagimi i juristit Ylli Manjani.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” Manjani thekson dhe ironizon se Rama hoqi qafe Fredi Belerin por ky i fundit e sfidoi burrnisht.

Postimi i plotë i Manjanit:

Të gjithë, me përjashtim të Himarës fituan.

Rama hoqi qafe Fredi Belerin, me dhunë por e hoqi qafe. Beleri e sfidoi burrnisht. Fitoi zgjedhjet megjithse u paraburgos dhunshëm e pa ligj. Pra me vota nuk e hoqi dot. Tashmë e ka rrugën e lirë të shpallë zgjedhjet atje dhe të mbyllë teatrin e emërimeve idiote.

Beleri, ndonëse me kosto të lartë personale, hoqi qafe pushtetin abuziv që iu sul keq dhe shumë keq. Ai sot është deputet europian. Nuk besoj se Shqipëria politike e Ed Ramës do ketë luksin të vijojë të mbajë në burg një deputet Europian. (Ç’a s’bën vaki xhanëm, por nuk besoj..)

Micotaqis dhe Rama hoqën qafe njëri-tjetrin nga përplasjet virtuale. Besoj miqsia e tyre ka mbaruar.

GJKKO tani ka në tavolinë një shkak madhor për ta mbyllur këtë budallëk të sajuar trashë dhe shumë trashë ndaj Fredi Belerit. Mesaduket Kushtetuta dhe ligjet e Republikës nuk mjaftuan deri më tani për ta pushuar një gjykim të sajuar politikisht!!!

Ata që humbën janë Himariotët, vullneti i të cilëve u përdhos shumë rëndë.

A do arrijnë ta shprehin këtë përdhosje në votimet e ardhshme mbetet për t’u parë. Por shembulli që ata përjetuan kur iu vodh vullneti me dhunë ishte dhe mbetet më i keqi.

****

Besoj se edhe shqiptarët që presin ende letrat greke nuk do kenë ditë më të mira, për fat të keq. Politika e shtetit të tyre ka hallin e vet këto kohë…

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related