“Berisha: Atentatorët në Rinas ishin njerëz të qeverisë, me përgatitje si Forcat Speciale”

Data

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se autorët e atentatit të ndodhur dy ditë më parë në Rinas, ishin të lidhur me qeverinë.

Në një deklaratë nga selia blu, Berisha u shpreh se nga përgatitja profesionale ata mund të cilësohen edhe si anëtarë të Forcave Speciale.

“Viktima dhe i plagosuri ishin të  lidhur me dy ministra të kabinetit të shkuar. Ndiqeni me interes. Pas zgjedhjeve Shaljani shpërblehet me spaletat e oficerit të policisë.

Ata që ekzekutuan Gilmando Danin ishin njerëz të qeverisë, më të fuqishëm se viktimat e tyre. Ju e patë, ata tre vrasës mund t’i cilësosh fare mirë anëtarë të Forcave Speciale nga shkalla e përgatitjes.

Mund të jenë edhe vrasës me pagesë por në emër të bandave më të fuqishme të cilëve iu vu në dispozicion aeroporti për të kryer hakmarrjen e tyre.

Banda nuk zgjodhi një rrugë diku larg të ndërtonte pritën, sepse kishte në kontroll të plotë aeroportin, dëshmi kjo e narkoshtetit”, tha ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related